Friday, March 21, 2014

Oriz (Risotto) me presh (Receta nga Dallandyshe Siqeca)


Perberesit per 4 persona:
⦁ 350 gr oriz Carnaroli ose Arborio
⦁ 4 presh ( pjesa e bardhe)
⦁ 2 luge kackavall
⦁ 2 luge gjalpe
⦁ ½ gote vere e bardhe
⦁ leng mishi ose perimesh
⦁ piper i zi

Vendosim fillimisht ne zjarr te ulet lengun e perimeve ose ½ lit uje, e mbajme duke valuar. Nderkohe kaurdisim ne nje tigan te thelle preshin (te prere ne rrathe te holle)me nje luge gjalpe derisa te zbutet,shtojme orizin dhe e perziejme derisa te kete thithur komplet yndyren. E shuajme perberjen me vere te bardhe, te cilen e leme te avulloje ne temper te larte dhe I shtojme nje sasi lengu perimesh duke pasur parasysh, te mos shtojme garuzhden e dyte pa u thithur e para.Kur orizi te jete gatuar plotesisht, fikim zjarrin ,shtojme nje tjeter luge gjalpe, ½ e djathit kackavall te grire, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per rreth 10 min me kapak te mbyllur,e zbukurojme me piper,majdanoz dhe djath te grire.
Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment