Per qoftet duhet:
500g mish i grire,
2 feta buke,
nje thelpe hurdher,
50g buke e grire,
piper i zi, rigon dhe kripe,
Per salcen duhet:
3 luge vaj ulliri, nje karrote, nje qepe e vogel, nje dege sedano, pak majdanoz dhe gjysem shishe salce,
Merni nje tas dhe hidhni mishin e grire, hurdhen e grire imet, kripen, piperin, rigonin, dy fetat e bukes pasi ti keni lagur me uje dhe shtrydhur, perzjeini mire te gjitha pastaj shtoni edhe buken e grire perzjeini prap dhe ndajeni ne pjese te barabarte duke i dhene forme te rrumbullaket si ne foto, pastaj merni nje tigan te thelle hidhni vajin dhe qoftet dhe vereni ne flake te larte duke i kthyer vazhdimisht qoftet qe te skuqen nga te gjitha anet, shtoni qepen, karroten dhe sedanon te grira imet dhe lerini te skuqen me gjith qoftet per 5 min, pastaj hidhni salcen, kripe, majdanoz dhe nje gote uje dhe e ulim flaken qe te zjejne me ngadaje per 45 min.
No comments:
Post a Comment