Thursday, March 20, 2014

Qofte me spinaq (Receta nga Dallandyshe Siqeca)



Një tufë mesatare spinaq,
2 qepë të vogla,
6 kokrra vezë,
300 g djathë parmixhan,
1 gotë bukë të thatë të thërrmuar,
1 ose 2 thelpinj hudhër,
erëza sipas dëshirës,
kopër, kripë, piper.

Përgatitja:

Lajmë, ziejmë pak dhe kullojmë mirë spinaqin. Në një mikser hedhim hudhrën, dy qepët dhe i grijmë mirë. I shtojmë tek tasi që kemi spinaqin, shtojmë bukën e thërrmuar, djathin parmixhan të grirë, erëzat, kripën, piperin sipas dëshirës. Formojmë qoftet duke i ngjeshur dhe i vendosim në tavë për të pjekur në furrë të ngrohtë 150-200 gradë sa të marrin ngjyrë të artë.

No comments:

Post a Comment