Pasta di zucchero apo "Paste Sheqeri" perdoret per dekorimin e embelsirave
Perberesit:
450 gr sheqer pluhur ,
50 gr mjalte ,
30 ml uje ,
6 gr xhelatine ,
Pergatitja:
Ne nje tenxhere te vogel hedhim mjaltin dhe ujin, sa te treten pak me zjarr shum te ulet hedhim xhelatinen, i perziejme pak sa te ngrohen, nuk duhet ti ziejme, e heqim tenxheren nga zjari hedhim pak e nga pak sheqerin pluhur, me pas masen e hedhim ne tavoline e punojme mire duke hedhur sheqerin pluhur deri sa te mos ngjis, e ndajme ne disa pjese dhe cdo pjese e ngjyrosim me ngjyroses embelsirash sipas ngjyrave qe deshironi, i mbledhim me qeske kuzhine dhe i vendosim ne frigorifer, deri ne momentin qe do te perdoret.
No comments:
Post a Comment