Tuesday, March 11, 2014

Supë krem me mish pule (Receta nga Brikena Metaj)


Përbërësit: Një zog pule 500 gr patate 4 karota finok Pana Kripë Piper
Vëmë pulën për t’u zier në ujë me pak kripë. Ndërkohë presim në copa të mëdha karotat, patatet dhe finokun në fije. I kaurdisim në një tenxhere me pak vaj ulliri për 5 – 6 minuta. Shtojmë lëngun e mishit dhe I lëmë të ziejnë. Pasi shohim se janë zbutur disi, I bëjmë krem me blender. Shtojmë në kremin e përftuar pak pana (2-3 lugë), mishin e copëtuar. Është gati për t’u servirur. Pjata zbukurohet me pak uthull balsamike (që sigurisht ndikon edhe në shije, perdoreni sipas dëshirës). Një pjatë e shpejtë dhe shumë e shëndetshme. Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment