Duhen:
1-laker e vogel rreth 1 kg,
1-karrote,
2-luge salce,
1-filxh kafe vaj,
2-qepe,
200 gr mish i grire,
100 gr oriz,
2-hudhra,
piper dhe erza te tjera sipas deshires.
Pergatitja:
Grijme imet qepen dhe hudhrat dhe i skuqim per pak min gjer sa te zbuten,me pas shtojme mishin e grire e skuqim mire .Shtojme lakren e prere ne copa mesatare pak nga pak duke e perzier e ulim temp e vatres dhe e lejme per 30 min gjer sa lakra te zbutet mire .Me pas shtojme orizin salcen e mbulojme me uje dhe e lejme te ziej,nese don akoma uje i shtojme gjer sa lakra dhe orizi te zbuten,dhe ne fund i shtojme erza sipas deshires.
Ju befte mire
No comments:
Post a Comment