Saturday, April 19, 2014

Krepes te mbushura me krem. (Receta nga Ervina Saliu)



Duhen:
1-filxh caj miell,
1-filxh e gjysem qumesht,
2-veze,
2-luge gjalp te shkrire,

Per kremin duhen:
2-filxh qumesht,
4-luge sheqer,
2-te kuqe vezesh,
2-luge niseshte,
lekuren e grire te nje portokalli.

Pergatisim me pare kremin.
Ne nje tenxhere ngohim qumshtin me lekuren e portokallit, heqim qumshtin nga vatra sa te filloj te nxehet mire,me pas e lejme shum pak te ftohet.Ne nje tas perziejme sheqerin me te kuqet e vezeve dhe niseshten sa te behet si krem,me pas e hedhim te qumshti duke e perzier mire,e vejme ne temp te ulet dhe e ziejme gjer sa te trashet duke e perzier vazhdimisht,me pas e heqim e mbulojme dhe fillojme pergatitjen e brumit.

Ne nje tas rrahim vezet,gjalpin dhe qumshtin,me pas shtojme miellin dhe e perizejme mire mos te kete kokrra.Lyejme nje tigan me gjalp dhe hedhim 3-4 luge nga brumin e shperndajme qe te hapet mire dhe kur te marii nje ngjyre te embel nga poshte e kthejme me ndihmen e nje pjate,keshtu veprojme gjer kur te mbaroj brumi.

Me pas i mbushim me kremin dhe servirim me sheqer pluhur. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment