6 vezë
270 ml qumësht
150 ml vaj ulliri
400 gr miell
maja buke
500 gr kërpudha
200 gr proshutë ose salçiçe
150 gr parmixhano, djath I bardhë
100 ml verë të bardhë
Kripë
Piper
Vaj luledielli
Në një tigan me vaj luledielli hedhim një thelb hudhër dhe shtojmë kërpudhat. I kaurdisim në zjarr të fortë për disa minuta. Shuajmë me verë dhe pasi vera avullon hedhim pak kripë, pak ujë herë pas here derisa kërpudhat të jenë gati (rreth 15 minuta).
Rrahim bashkë vezët, qumështin, vajin e ullirit. Shtojmë miellin me majanë dhe përziejmë mirë.
Në këtë përzierje shtojmë kërpudhat e ftohura, proshutën në copa të vogla, djathin e bardhë, parmixhano, bizelet e ziera, kripë e piper dhe përziejmë mirë.
Hedhim përzierjen në nje tepsi të lyer me gjalpë dhe spërkatur me miell.
Pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë për 30-40 minuta. Serviret e ngrohtë ose e ftohtë. Ju bëftë mirë!
E falenderoj Brikenën Kushdo që ka dëshirë të publikojë recetat e tij/saj në këtë faqe është i/e mirëpritur
No comments:
Post a Comment