Brumë brisèe
250 ml birrë
120 g proshutë e tymosur
80 g djath I njomë
70 ml pana
40 g gjalpë
4 vezë
1 qepë mesatare
1 karotë
1 presh
Kripë
Piper
Pastrojmë e grijmë karotën, presim preshin në rrathë uniformë dhe grijmë hollë qepën. Shkrijmë gjaplin dhe kaurdisim perimet në zjarr të ulët për pak minuta. Kriposim, piperosim, hedhim birrën dhe pasi thithet nga perimet heqim tiganin nga zjarri dhe e lemë mënjanë.
Presim proshutën në copa të vogla dhe e skuqim në një tigan që nuk ngjit, përziejmë me perimet. Në një enë tjetër rrahim vezët, shtojmë pana, pak kripë e piper. Presim në copa të vogla djathin e njomë.
Mbulojmë formën më letër kuzhine dhe shtrojmë brumin. Mbi të hedhim perimet me proshutë, vezët e në fund djathin e njomë.
Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 35 minuta. E lemë të kullojë para se ta servirim.
Brumi brisèe
70 ml ujë shumë i ftohtë
100 g gjalpë
kripë
200 g miell
Në një enë përziejmë miellin, gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në copa dhe pak kripë. Përziejmë me duar miellin me gjalpin në mënyrë që mielli të thithet plotësisht nga gjalpi. Masën e përftuar e bëjmë si “mal”, hedhim pak ujë në qendër dhe përziejmë me shpejtësi me duar. Hedhim pak nga pak ujin e mbetur dhe përziejmë derisa të arrijmë një brum elastik dhe solid. E lemë të pushojë në frigorifer për rreth 40 minuta.
No comments:
Post a Comment