Monday, April 14, 2014

Kek (Receta e derguar nga Sajmira)

Perbersit 4 veze 200 gr sheqer. 250 gr margarine 3 luge kakao 4 portokalle te shtrydhur , vetem lengun 8 Luleshtrydhe te prera ne copa 400 gr miell qe fryhet vete (Farina) (Ne mugese, mund te perdorni miell te zakonshem)
Rahim sheqerin me margarinen sa te tretet sheqeri, me pas shtojme vezet nje nga nje duke i rrahur, shtojme lengun e portokallit, pak nga pak miellin, sapo te jete bere nje mase pa korra e ndajme ne dy pjese masen e krijuar ne njeren shtojme kakaon, ne njeren luleshtrydhet. Lyejme formen me margarine dhe pak miell, shtojme masen e brumit, njeren te bardhen dhe njeren ate me kakao. E pjekim ne 170 gr C per 50 minuta . Sapo te piqet e leme 10 minuta dhe e nxjerim nga forma. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment