Perbersit:
150 gr biskota integrale
80 gr gjalpe
15 gr xhelatine (colla di pesce) e gjeni me kete emer ose ne super markete ose ne pasticeri.
300 gr luleshtrydhe te shtrydhura dmth leng (si tip limonate)
lenge portokalli (metoda si tek luleshtrydhet)
150 gr pana
300 gr ricotta (e perkthyme ne shqip gjize )por jo gjize,,vetem ricotta.
2 veze
Pregatitja:
Ne fillim marrim nje ene te vogel dhe hedhim uje te ftohte brenda dhe hedhim xhelatinen (colla di pesce) brenda duke e len aty,,dhe ne nderkohe merremi me pregatitjen e tortes.
Ne nje ene tjeter hedhim biskotat ne mikser duke i grire derisa te marrim nje mas pluhur, tek biskotat shtojme gjalpin e shkrire dhe i miksojme me luge derisa dy masat te behen nje e vetme.
Pastaj masen e shtrojme ne tave dhe e rrafshojme mire me luge dhe e fusim ne frigo per rreth 2 ore.
Ne nje ene hedhim te verdhet e vezes dhe sheqerin duke i miksuar me mixer derisa te marrim nje mase kremoze te mire.
Hellim dhe ricotten dhe panen dhe i miksojme derisa te shkrihet mire, pastaj masen e kremit e hedhim siper tek biskotat dhe serisht e fusim ne frigorifer sa te ngrihet per 3 ore.
Nderkohe pregatisim kremin per siper.
Ne frullatore shtrydhim luleshryllet duke hedhur brenda dhe 3 luge sheqer.
Pastaj marrim dhe xhelatinen dhe e shtojme brenda, por kujdes xhelatina duhet te jete e shkrire kur ta hedhim tek luleshtrydhja. Pasi masa duhet te jete si krem, pasi eshte gati xhelatina e hedhim siper tortes dhe e fusim ne frigorifer per rreth 1 ore, pasi xheli siper duhet te ngrihet .
Pastaj e nxjerrim nga frigoriferi dhe siper e dekurojme me luleshtrydhe.
No comments:
Post a Comment