Sunday, June 29, 2014

Embelsire (Receta e derguar nga Yllka)



Perberesit per pandispanjen: 
2 veze, 
100 gr sheqer, 
150 gr miell,
100 ml qumesht,
30 ml vaj,
nje maje luge sode,
pak vanilje,
pak kripe,
lekura e gjysem portokalli e grire ne rende, ose jo sipas deshires,

Per kremin:
200ml pana,
3 luge sheqer puder.

Pergatitja e pandispanjes:
me nje mikser elektrik ose me tel kuzhine rrahim vezet sa te krijohet nje si shkume, shtojme sheqerin, qumeshtin, vajin, vaniljen dhe lekuren e portokallit dhe vazhdojme i rrahim serish, ne fund shtojme perberesit e thate, miellin e perziere me sode dhe kripe dhe i perziejme edhe pak sa perberesit te bashkohen me njeri tjetrin, por jo shume pasi brumi e humbet volumin dhe pandispanja del jo e shkrifet. E pjekim ne furre ne temp 180 grade per 25 min.

Perberesit per kremin:
200 ml pana 3 luge sheqer puder. rrahim me mikser elektrik qumeshtin pana dhe nje nga nje shtojme luget e sheqerit, vazhdojme miksojme deri sa te krijohet nje mase e qendrueshme kremoze, per pothuajse 10 min. pasi pandispanja eshte ftohur plotesisht vendosim mbi te kremin pana qe montuam dhe e dekorojme me cokollate te shkrire. Ju befte mire 

E falenderoj Yllken  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment