Duhen:
600-700 gr miell,
1-luge maja,
1-filxh me ullinj te prere ne feta,
1-filxh djath,
2-3 feta djath tosti.
Ne tas hedhim miellin,majan,2-luge vaj dhe shtojme uje te vakur gjer sa brumi te mos ngjisi me neper duar, e mbulojme dhe e lejme te dyfishohet per 40 min,me pas e rrahim serisht dhe e lejme per 30 min akoma.Me pas e marim e hapim si ne foto i shtojme yllinjte dhe djathin e mbledhim dhe e lejme per 15 min,me pas e pjekim ne 200 gr per 40-50 min. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment