Thursday, September 18, 2014

Patate ne furre (Receta e derguar nga Kristina)




- 250 gr kerpudha 
- 10 feta pancete (ose thene ndryshe mish i tymosur) 
-100 gr margarin ose gjalp 
- 150 gr djathra te verdhe qe shkrihen
- 200 gr krem pana
-100 gr qumesht kutij, bronxi, (une perdor evapore) - 3 lug mustard
- pak hudhra (sipas deshires)
- piper te kuq te embel pak rigon dhe piper ..

Pergatitja:

Prejme patatet dhe i ziejm3 ne uje te bollshem per 15 minuta. I leme te ftohen. Presim ne copa te vogla panceten dhe hudhrat ne rrota, ne nje tigan veme gjalpin, skuqim pak pancetat me hudhren dhe kerpudhat, ne fillim me shum zjarr pastaj e ulim, ne tepsin e qelqit hedhim patatet dhe i perziejme me piperin rigonin dhe piperin e kuq. Mbulojm patatet me djathrat, nderkohe ne kemi perziere kremin pana me mustarden dhe qumeshtin e trash, dhe e hedhim siper patateve, e mbullojme me leter alumini dhe e leme te piqet per gjysem ore me leter furre, dhe 5 min e pa mbuluar. Ju befte mire 

E falenderoj Kristinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment