Friday, September 19, 2014

KROSTATE ME RECEL KAJSIE: (Receta nga Leonora Pane)



300g miell, 
100g sheqer, 
2 veze, 
125g gjalp,
nje pako maja per embelsira,
recel kajsie,

Ne nje tas hidhni miellin, sheqerin, majane, gjalpin e shkrire, vezet dhe zereni brumin duke e punuar mire, pastaj merni tepsine lyejeni me vaj ose verini leter furre, nje pjese te vogel brumi lereni menjane per ta vene ne fund siper recelit, dhe tjetren filloni hapni brumin ne te gjithe siperfaqen e tepsise edhe anesh, hidhni recelin dhe hapeni ne gjithe siperfaqen e tepsise, pastaj merni pjesen e brumit qe late menjane dhe formoni disa rripa e vendosini siper recelit si ne foto, futeni te piqet ne furre ne 180° per 25min. Ju befte mire 

E falenderoj Leonoren 

No comments:

Post a Comment