Friday, September 19, 2014

CHEESECAKE ME ARRE KOKOSI DHE NUTELLA (Receta nga Restorant KING HOUSE)









Perberesit:
200 gr Biskota,
60 gr Gjalp,
300 gr Nutella,
300 gr Filadelfia,
100 gr Djathe te thermuar,
85 gr Sheqer,
120 gr pluhur Kokosi,
200 gr Pana,
1 filxhan qumesht.

Pregatitjet baze te Cheesecake i vendosim ne nje ene te thelle : biskotat e thermuara shume imet , gjalpin e shkrire, si dhe nje luge nutella. Mbasi i kemi perzier mire e mire deri sa perberiet te jene te nje trajteshme.Me pas e vendosi perzierjen ne frigorifer ( ne ngrirje ) per 30 minuta. Nderkohe ne nje ene tjeter hedhim sheqerin, filadelfian, dhe djathin e thermuar. I perziejme qete qete dhe me pas i hedhim edhe pluhurin e kokosit. Perzierjes qe sapo kemi bere i shtojme 1 filxhan qumesht te ngrohte dhe vazhdojme ti perziejme perseri. Me pas marrim perizerjen qe ne kemi lene ne frigorifer dhe e mbulojme me nje shtrese Nutella dhe mbi te hedhim perberjen qe kemi ne enen tjeter me djathe dhe Kokos dhe e fusim perseri enen ne frigorifer ( ngririe ) per 3 ore.Me pas e nxjerrim Cheescakun nga frigoriferi e nxjerrim nga ena e thelle per ta vendosur ne nje ene te ceket , i shtojme edhe nje shtrese tjeter me Nutella dhe e mbullojme te gjithe pjesen e siperme me pluhur kokosi. Tani Cheescake yne ka mbaruar dhe eshte gati per tu sherbyer . Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment