Monday, September 29, 2014

Makarona flutur me bizele dhe proshute krudo (Receta e derguar nga Klodi Bezati)



Per dy persona:
200 gr makarona flutur 
120 gr bizele dhe 120 gr proshute krudo

Pregatitja:
Ne fillim presim proshuten ne shirita te holle te vegjel dhe e vendosim ne nje tigan ne zjarr per 2.-3 min. E heqim dhe e leme menjane. Nderkohe grijme nje gjysem kokkre qepe dhe e skuqim me pak vaj,kur qepa te jete skuqur hedhim bizelet dhe i leme te skuqen pak me qepen e me pas hedhim uje te ngrohte. I leme derisa te zjejne bizelet dhe te kete ngelur pak fare uje ne tigan.Marrim gjysmen e bizele me lengun e ngelur dhe me ndihmen e nje mikseri i bejme krem.Nderkohe ne pjesen tjeter te mbetur te bizeleve hedhim proshuten. Ne nje tenxhere me uje te kripur zjejme makaronat, i hedhim ne tiganin ku kemi bizelet dhe proshuten, hedhim siper kremin e bizeleve.I perzjejme mire dhe i shoqerojme me djath te grire. Ju befte mire 

E falenderoj Klodin  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment