Keni bukë të mbetur dhe nuk dini si ta përdorni? Në kuzhinë asgjë nuk hidhet, ndaj përgatitni qofte me bukë!!! Të adhurueshme e shumë të shijshme. Një mënyrë e shkëlqyer për të ricikluar bukën e mbetur për disa ditë, por të përkryera edhe nëse përgatiten me bukë të freskët. Krokante nga jashtë e të buta brenda, vërtet të jashtëzakonshme.
Përbërësit:
300 g bukë
120 g qumësht
50 g parmixhano e grirë
50 g proshutë
50 g djath i bardhë
Një vezë
Majdanoz
Kripë, piper
Galetë (bukë e thërmuar)
Vaj luledielli
Përgatitja: Lagim bukën me qumështin, presim disa minuta sa të zbutet.
Ndërkohë presim proshutën dhe djathrat, rrahim vezën me pak kripë dhe grijmë kaçkavallin.
Bukën e zbutur me qumësht e shtrydhim dhe thërrmojmë me duar, shtojmë vezën, djathrat, proshutën dhe majdanozin. Përziejmë mirë.
Formojmë topa të vegjël që i kalojmë në galetë dhe i skuqim në vaj derisa të marrin ngjyrë të artë.
I vendosim në letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt dhe i shërbejmë.
Janë të shijshme si të ngrohta edhe të ftohta.
No comments:
Post a Comment