Sunday, December 7, 2014

Ëmbëlsirë me sfoliat (Receta nga Brikena Metaj)



1 petë sfoliat
400 g krem
sheqer pluhur
1 vezë

Përgatitim kremin:
• Për këtë lloj kremi duhet përzierja e dy llojeve, kremit të pastiçerisë dhe kremit shantili.

Kremi i pastiçerisë është shumëpërdorimësh dhe e kemi shpjeguar edhe më parë, por për të gjithë ata që nuk e dine, masat e duhura në këtë rast janë:
- 2 gota qumësht (500 ml)
- 50 g miell
- 150 g sheqer
- 3 vezë
- Vanilje

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë miellin dhe pak qumësht. Masën e përftuar e hedhim në qumështin e mbetur të vendosur më parë në zjarr dhe vazhdojmë përzierjen vazhdimisht deri sa kremi të trashet. E lemë të ftohet. Për të evituar formimin e shtresës së sipërme e mbulojmë me një pecetë të lagur ose hedhim më sipërfaqe pak gjalpë (personalisht përdor mënyrën e dytë, për të shkurtuar kohën e ftohjes).

Kremi shantili është më i lehtë në përgatitje:
- 250 ml pana (një gotë)
- 50 g sheqer pluhur
- Vanilje

Të tre përbërësit I rrahim me mixer sa të bëhet një masë kompakte.
Më pas mjafton përzierja e dy kremërave.
Fillojmë me përgatitjen e ëmblësirës.

Presim në katrorë me madhësi sipas dëshirës petën e sfoliatit. Shpojmë lehtë copëzat e brumit me pirun, i vendosim në tavë me letër kuzhine, i lyejmë me vezë të rrahur dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për rreth 10 -15 minuta.

Pasi ftohen pak, me një thikë me majë i ndajmë me kujdes në dy pjesë. Në pjesën e poshtme vendosim kremin me një lugë të vogël ose me qese pastiçerie dhe mbi të vendosim pjesën tjetër të petës.
Spërkaten me sheqer pluhur ose zbukurohen sipas dëshirës me copëza çokollate. Para servirjes vendosen në frigorifer. Pasi ftohen mirë mund të shërbehen dhe shija e tyre do t’u mbetet në mendje.

E falenderoj Brikenën  Kushdo që ka dëshirë të publikojë recetat e tij/saj në këtë faqe është i/e mirëpritur 

No comments:

Post a Comment