1 kg patate
200 g speca jeshilë e te kuq
Salçiçe
Guda
Petë sfoliat
Qumësht ose pana
1 vezë
Presim patatet e qëruara në rripa të gjerë, po kështu edhe specat. I kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri sa të fillojnë të zbuten pak. I heqim nga zjarri dhe sipas dëshirës mund t’i shtojmë edhe salçiçe apo proshutë, por mund të bëhet edhe pa to për vegjetarianët.
Në tepsinë prej qelqi shtrojmë një letër pjekje dhe mbi të petën sfoliat. Mbi sfoliat hedhim përzierjen. Shtrojmë me kujdes.
Në një enë tjetër përziejmë 1 gotë qumësht ose 1 kuti pana të vogël me një vezë dhe pak kaçkavall të grirë, piper dhe pak kripë. Nëse djathi është shumë i kripur mund ta anashkaloni përdorimin e kripës. (Personalisht kripën e përdor në sasi shumë të vogël në çdo gatim).
Mbulojmë në përfundim me guda të grirë. Mbyllim anët e petës sfoliat dhe pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.
Ju bëftë mirë!
E falenderoj Brikenën
No comments:
Post a Comment