Monday, December 8, 2014

Embelsire me molle (Receta nga Arieda Delishaj)



Perberesit 
200 gr miell
200 gr sheqer
150 gr gjalp
1 got uji me qumesht
5 molle
2 veze
1 limon
1 lug kafeje sode
1 pako e vogel vanilia
Pak kripe

Pergatitja :
I qerojme mollet dhe i ndajme si patate te skuqura dhe i hedhim ne nje ene

Me pas marrim limonin ja grijme imet lekuren dhe e hedhim ne nje ene te thelle.

Limonin e shtrydhim dhe lengun e ti e sperkasim me te mollet e grira.

Ne enen me lekure limoni marrim vezet, qumeshtin, gjysmen e gjalpit te shkrire, miellin, soden, vanilen, etj... te gjithe perberesit dhe i perziejme derisa te fitojme nje mase homogjene.

Brumin e hedhim tek mollet, i perziejme dhe e hedhim ne tepsi.

Me gjysmen e gjalpit tjt lyejme tepsine
E pjekim per 40 minuta ne 180°C

E falenderoj Areiden  

No comments:

Post a Comment