Perbersit :
550 gr miell
320 gr gjalp ne temperature te ambientit
6 veze vetem e verdhat
lekura e 1 portokalli e grire ne rende
1 bustin livieto (Baking powder, peciv)
200 gr sheqer
marmelat portokalli ( ose mund te zgjidheni nje tj sipas deshires suaj)
Pergatitja:
Ne nje ene me mikser mikesojme vezet dmth te verdhat e vezes me sheqerin ,per disa min derisa te shkrihet sheqeri dhe te marrim nje mas te mire dhe homogjene .
Me pas ne ene shtojme edhe gjalpin dhe e perziejme mire me mikser derisa burroja te bashkohet mire me vezet dhe sheqerin .
Me pas shtojme edhe miellin livieton dhe lekuren e portokallit te grire ne rende dhe e perziejme mire , me pas masene e brumit fillojme ta punojme me duar derisa te marrim nje mase te mire dhe pak sa te forte .
Me pas marrim nje tave ku me pare e lyejm me burro dhe mbi te vendojme leter furret dhe ne te shtrijme masen e brumit , por lem nje cop te vogel brumi per dekorimet siper.
Pasi kemi shtrire masne e brumit mbi tave me piru bejme disa vrima , dhe mbi te shtrojme marmelaten .
Me stampa (figura sic jane ) formojme me pjesen e mbetur te brumit zemra dhe i vendojme siper krostates .
Pasi krostata eshte gati e fusim ne furre te piqet ne tem 160 ° C per rreth 25-30 min .
Ju befte mire
E falenderoj Dafinen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment