3 veze
1 gote uji kos
1 gote uji Vaj luledielli
1 gote uji sheqer
3 gota uji miell
lekuren e nje manderine
lengun e 3 manderinave
200 gr kungull i verdhe i pjekur ne furre.
1 pako maja per emblesira
Ndajme te bardhat e vezeve nga te verdhat
Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin per 10 minuta.
Rrahim te bardhat deri sa ti bejme re te bardha. Tek ene me te verdhat e vezeve shtojme vajin,kosin,kungullin e pjekur lekuren dhe lengun e mandarinave.
Me pase shtojme miellin bashke majan te situr. I trazojme me mikser dhe ne fund shtojme te bardhat e vezeve duke i trazuar me luge nga poshte larte qe te bardhat te mos e humbasin madhesin e tyre.
Masen e pergatitur e hedhim ne tepsi ku me pare kemi vendosur leter furre e pjekim ne temperatur 150° per 40 minuta me pas beni proven me thike.
Pasi eshte pjekur e pudrosim me sheqer pluhur dhe ju befte mire
No comments:
Post a Comment