Wednesday, August 28, 2013

Fileto peshku me patate (Receta nga King House Taverna)



Perberesit per 4 persona:
800 gr fileto Peshku
3 kokrra Patate ( te medha )
Vaj ulliri, Rigon, Kripe, Piper, Leter pjekjeje.

Pergatitja:
Fillimisht qerojme patatet nga lekura dhe i ndajme ne feta te holla te rrumbullake.Ne nje tave pjekjeje shtrojme letren e pjekjes dhe mbi te vendosim nje shtrese patatesh qe preme pak me pare.Patateve te shtruara ne tave i hedhim pak kripe dhe piper.Vendosim filetot e peshkut ne taven me patate i hedhim rigon dhe i sperkasim me vaj ulliri.E mbulojme te gjithe siperfaqen e filetove te peshkut me nje shtrese tjeter patatesh te prera dhe i hedhim perseri rigon dhe pak piper e kripe duke mos harruar edhe sperkatjen me vaj ulliri.E fusim taven qe pregatitem ne furre ne temperaturen 180 °C per 30 minuta.Pasi tava e filetos se peshkut me patate te jete pjekur ju mund ta vendosni neper pjata dhe ta servirni ate.Ju befte mire 


Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment