Sunday, August 18, 2013

Fileto Vici me piper jeshil (Receta nga KING HOUSE TAVERNA)



Perberesit per 2 persona: 
2 Fileto viçi nga 200 gr secila 
3 luge Pana kuzhine
1 luge e vogel Mustarde
1 luge e vogel Piper jeshil
Gjalp,Vere te kuqe, Kripe.

Pergatitja:
Ne nje tigan hedhim gjalpin dhe filetot dhe i leme te skuqen nga te dyja anet e filetos.Pasi filetot te skuqen i heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje pjate. Tek tigani ku skuqem filetot hedhim veren e kuqe,panen,mustarden dhe piperin jeshil dhe shume pak uje dhe i perziejme ne temperature te ulet.Mbasi kemi pregatitur salcen vendosim perseri filetot dhe i leme per pak minuta ne temperature te ulet se bashku me salcen e pregatitur .Tashme mund te vendosim filetot me salcen e pregatitur ne pjate dhe gjithçka eshte gati per tu sherbyer. 

Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment