Sunday, August 18, 2013

Role me fileto pule, proshute dhe limon (Receta nga KING HOUSE TAVERNA)



Perberesit: 
4 copa fileto Pule
4 copa Proshute
1/2 Limon
1 Galina Bianca ( tabletat e konentrati pule)
Vere e bardhe
Kripe,Piper,Miell
Vaj ulliri

Pergatitja:
Ne fillim marrim filetot e pules dhe i lyejme me leng limoni, kripe dhe piper dhe me pas i shtrojme nga nje cope proshute.E rrotullojme fileton me qellim qe te na krijohet roleja.Rolete e sapo krijuara i lyejme me miell.Me pas ne nje tigan me vaj pasi te na jete ngrohur vaji mire i hedhim rolete per tu skuqur me zjarr me temperature te larte.Pasi rolete kene marre ngjyre nga te gjitha anet i shuajme me vere te bardhe.Ne nje ene me uje shkrijme tableten e konsentratit te pule dhe me pas e hedhim ne tigan se bashku me disa copa limoni dhe pasi ulim temperature e zjarrit ( temperature duhet te jete e mesme) e mbulojme tiganin kapak dhe e leme ne zjarr per 20 minuta duke e levizur tiganin here pas here me qellim qe lengu i sapo bere te hyje ne brendesi te roleve.Tani mund ti marrim rolete dhe ti sevirim ne pjate se bashku me pak leng qe eshte ne tigan.Ju befte mire!


Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment