Perberesit per 4 persona:
300 gr Oriz
350 gr Kerpudha
1/2 kokerr Qepe
100 ml Vere te bardhe
60 gr Gjalp
30 gr Parmigiano
1 liter Leng Mishi
Kripe, Piper,Majdanos.
Pergatitja:
Ne fillim pregatisim ne nje ene lengun e mishit,me pas ne nje tigan me vaj hedhim kerpudhat dhe hudher dhe i leme te skuqen per rreth 15 minuta.Gjate skuqies se kerpudhave i hedhim edhe kripe,piper dhe majdanoz.Ne nje ene tjeter hedhim qepen te prere shume holle dhe e skuqim me vaj derisa qepa te marri ngjyre.Sapo qepa te na marre ngjyre i shtojme orizin duke e perzier ngadale.Me pas orizit e shuajme me veren e bardhe,dhe me pas i hedhim nje pjese te lengun te mishit deri sa ta mbuloje te gjithe orizin dhe e leme te zihet per 10 minuta.Mbas 10 minutash i hedhim kerpudhat qe kemi pregatitur pak me pare ne tigan dhe majdanozin dhe e leme te zieje duke i shtuar edhe lengun e mishit qe na ka ngelur.Lengu i mishit hidhet avash avash .Kur rizoto te jete pothuajse gati i shtojme gjalpin dhe parmigianon dhe i perziejme me nje luge druri avash avash per disa minuta.Tani cdo gje eshte gati dhe ju mund te sherbeni rizoton tuaj neper pjata.Ju befte mire!
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment