Perberesit:
400 gr patate,
150 gr kallamar,
1 hudher ,
1 spec djeges,
2 pomodorini ,
vere te bardhe,
majdanoz,vaj, kripe.
Pergatitja:
I leme patatet per 15 minuta ne uje te bollshem, dhe pastaj i qerojme dhe i presim ne forma kubike.Me pas pastrojme kallamarin dhe e presim ate ne unaza.Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri dhe pasi vaji te jete ngrohur hedhim hudhren e specin djeges dhe me pas kallamarin dhe duke i kaverdisur ne tigan i hedhim edhe vere te bardhe.
Me pas ne tigan hedhim edhe patatet , pomodorinin, dhe majdanozin dhe i trazojme edhe per disa minuta te tjera.Me pas hedhim ne tigan 1/2 e filxhanit uje dhe e mbulojme tiganin me kapak duke e lene te zieje per 20 minuta.Gatimin e veshtrojme here pas here dhe nese eshte e nevojeshme mund te shtojme pak uje.Ne fund te gatimit i hedhim kripen sipas preferences si edhe pak majdanoz.
Tashme kallamari me patate eshte gati per tu sherbyer ne pjate. Ju befte mire! Nese jeni te lodhur me gatimin por do te donit vetem ta shijonit kete recete, ju mund te kaloni nga King House taverna dhe ju premtojme se ne do ju bejme shijoni kallamaret me te mire qe keni ngrene ndonjehere.
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment