Tuesday, August 27, 2013

Lakuriq me kungull te njome (Receta nga King House Taverna)



Perberesit per 6 persona:
300 gr Kungull i njome
200 gr Miell
50 gr Parmigiano
100 ml Vaj
1 kokerr Qepe
4 kokerra Veze
Kripe, Piper

Fillimisht presim kungujt ne feta te holla te rrumbullaketa, me pas presim qepen imet dhe i vendosim te dyja se bashku ne nje tas.Ne tasim me kungujt dhe qepen shtojme miellin, parmigianon, vajin, vezet , kripen dhe piperi dhe i perziejme te gjitha bashke.Pasi i kemi perzier te gjithe perberesit mire deri sa perzierja te jete e njetrajteshme , perzierjen e krijuar e hedhim ne nje tave pjekjeje.E fusim taven ne furre ne temperature 200 °C per 40 minuta.Pasi lakuriq me kunguj te njome te jete pjekur e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet , dhe pasi te jete ftohur e presim ne feta dhe e sherbejme.
Ju befte mire 

Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment