Perberesit:
150 gr sheqer
150 g gjalp
4 vezë
100 g miell
1 pecivo (pluhur fryres, baking powder, levito)
100 g lajthi te grira ne rende
200 g çokollatë e zeze
nje maje luge kafejet me kripë
Për shtresën e sipërme te tortes nevoiten :
150 gr çokollatë e grire ne copa te vogla
1 pako (Bustin) vanilje
dhe 1 gote me lajthi te grira
1 kuti pana (krem qumeshti)
Përgatitja:
Ne nje ene me anë të mikserit miksojme gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë,,derisa sheqeri te jet shkrire. Ndajme vezet te kuqet nga te bardhet,,ne kete rast nevoiten vetem te verdhat,i shtojme i të verdhat e vezëve, një nga një, duke i perziere dhe me pas hedhim miellin me luge dhe duke e perzier qe te mos na formohen topa dhe në fund pecivon.
Bashkojme bashke cokollaten e grire dhe lajthit po te girira ne nje ene,,marrim te bardhat e vezeve dhe i tundim derisa te fryhen dhe i heldhim pak krip dhe i hedhim tek cokollata dhe lajthit, duke e perziere me luge ngadale qe te mos ulet vulumi i vezeve dhe e bashkojme me pjesen tjeter te brumit.
Marrim nje tave te lyer me gjalp dhe me leter furre dhe e hedhim brumin ne te, siper i hedhim cokollaten e grire dhe lajthite dhe e fusim ne furre te piqet të nxehtë 50 minuta. Kur embelsira eshte pjekur e lem te ftohet dhe e sherbejme.
Ju befte mire :)
E falenderoj Dafinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al, qofshin keto receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment