Nevojiten:
600 gr.mish të bluar,
1 kg patate të reja,
2 veze, 2 qepë, vaj, kripe, piper,
Pergatitja:
Qepët e prera imët i fërgoni me pak yndyrë, pastaj i hidhni mishin e bluar dhe i fërgoni edhe 10-15 minuta, e në fund i hidhni kripe, piper të kuq dhe të zi (sipas deshires).
Në një enë tjeter i ziejmë patatet e pastruara mirë. Kur të jenë zier i qërojmë dhe i presim në rrathe.
Në tepsi ose tavë, radhitni një rend patate e një rend mish, derisa të kryhet tërë sasia.
Futeni në furrë të nxehtë, ngadalsojeni temperaturen, dhe pas 20-30 minuta para se të jetë kryer pjekja ,tundni 2 vezë me pak qumësht dhe ia hidhni sipër.
Tepsinë mbajeni në furrë edhe rreth 5 minutash!
E falenderoj Myrveten! Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur! Faleminderit!
No comments:
Post a Comment