Tuesday, August 13, 2013

ORIZ (RIZOTO) ME PULE NE FURRE: (Receta nga Daniela Pepa):



Per 4 persona
-1 pule e vogel rreth 1000gr(1 kg)
-oriz i verdhe 200 gr
-100 gr bizele
-2 karrota te vogla
-1 kungull i vogel
-1 spec jeshil
-1 qepe te madhe
-gjalp,kripe,ereza te perziera
-pak vaj ulliri

Pergatitja:
Marrim nje tenxhere vejme pulen te zieje pak me uje dhe kripe,kur te zihet e shikojme me pirun nese ngulet atehere eshte gati qe ta vejme ne furre bashke me orizin dhe perimet e tjera.Nderkohe ne nje tigan pergatisim perimet,ne fillim hedhim pak vaj ulliri me pas qepen qe e kemi grire te holle dhe te vogel,e perziejme mire e mire derisa te marre qepa pak ngjyre,me pas hedhim specin jeshil qe edhe ate ekemi grire holle dhe karrotat te grira rrathe-rrathe te vegjel,i kaperdisim se bashku,mbas 2 min hedhim kungullin ne copa te vogla dhe ne fund bizelet,i perziejme se bashku mire e mire derisa te skuqen pak fare,dhe ne fund do hedhim orizin,kripen,dhe erezat e perziera,i perziejme se bashku te gjitha per 2-3 minuta,dhe ne fund e vejme ne nje tepsi mesatare hedhim masen aty dhe siper i hedhim lengun e mishit te pules qe eshte ziere,dhe siper vedosim pulen per ta pjekur se bashku me masen qe pergatitem,siper pules hedhim pak gjalp,dhe eshte gati per ne furre,E shikojme me sy derisa te thithe lengun e pules tava atehere do e heqim,dhe eshte gati..
Shpresojme tju pelqeje,eshte e shijshme dhe e lehte
Ju befte mire..!!

E falenderoj Danielen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment