Saturday, August 31, 2013

Pite te mbushura me djathe ose me mbushje patate (Receta e derguar nga Sajmira)



Per brumin:
750 gr miell.
1 lucke e gjysem maja.
1 1/2 gote uje te vaket.
1 lucke kafeje kripe.
2 luge gjelle vaj.

Per mbushjen me djathe na duhen:
500 gr djathe te bardhe .
2 kokra veze .
pak piper te zi.

Per mbushjen me patate na duhen:
4-5 patate.
1 koker qepe
kripe ,rigon , piper te zi .

Pergatitja :
1. Marim djathin e perzjejme me vezen e piperin, e shtypim mire me duar.
2. Mbushja me patate , zjejme patatet , sapo te ftohen i shtypim mire e mire deri sa te behn pelte , grijme qepen ne rende , e perzjejme me patatet me kripen rigonin ,piperin e zi.
3. Pergatitim brumin , vendosmin ne nje ene kuzhine te gjithe perbersit e brumit te shkruar me lart .
Punojme mire e mire brumin,e leme reth 1 ore deri sa te fryhet brumi.
4. Keputim copa te vogela nga brumi i hapim pete te vogela vendosim mbushjen qe pergatitem me lart ,i bejme ne forme si gjusem hene i shtypim anembene me gisht qe mos na dale mbushja. Me pas i vendosim ne tigan me vaj i skuqim nga te dyja anet .

Pitet jane gati Ju befshin mire 

E falenderoj Sajmiren 
Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment