Saturday, August 31, 2013

Speca te mbushur. (Ervina Saliu)



Perberesit:
1-kg speca,,
200-gr mish te grire,, 
1-karrote,
2-qepe,
2-domate,
1-filxh oriz,
majdanoz,nenexhik.

Pergatitja:
Presim qepen shume imet dhe e skuqim ne tigan me pak vaj gjer sa te mari ngjyre te verdhe,shtojme mishin e grire dhe karroten,i skuqim mire.

Me pas shtojme domaten e grire ne rens dhe erzat .Hedhim dhe orizin bashke me nje filxhan uje. I leme te ziejne , gjer sa gjella te mos jete dhe shum e lengshme.

Marim specat u presim bishtin u hedhim pak kripe nga brenda,.Kur te jete gjella gati mbushim specat ,i veme ne tepsi.

Ne blender grijme 1 kokerr domate,hedhim nje filxhan kafen uje dhe nje filxhan vaj, i perziejme ,ja hedhim specave nga lart.

I mbulojme me leter alumini dhe i pjekim per 1 ore,ne 200 gr.
Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment