Monday, August 12, 2013

Recel me lekura limoni. (Receta nga Ervina Saliu):




Perberesit: 
1-kg lekura limoni( limona me lekur te trashe) 
1-kg sheqer,
2-gota uje,
lengun e gjysme limoni.

Pergatitja:
Grijme lehte lekurat e limonave,me pas i presim ne feta,i veme ne tenxere me uje te ziejne,nga momenti qe marin vale i leme per 5 min..

E perserisim dhe nje here kte gje,me pas bashkojme cepet e lekurave (si shikohet ne foto), i veme nga nje kunje dhembesh.

Kur i kemi mbaruar te gjitha i fusim ne nje tas me uje dhe i lejme tere naten.

Ne mengjes veme ujin dhe sheqerin te ziejne per 10 min. Shtojme lekurat e limonit sic jane me kunja dhembesh.

I ziejme per 10 min. I heqim, i leme te ftohen mire, me pas i veme serisht te ziejne gjer sa sherbeti te trashet.

Pese min para se ta heqim i shtojme dhe lengun e limonit. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment