Monday, August 12, 2013

Recel portokalli.. (Receta nga Ervina Kodra Saliu):



Perbersit: 
5- kokrra portokalli (me lekur te trashe ) ,
lengun e nje limoni dhe sheqer (masen pak me poshte dhe do e kuptoni perse).

Pergatitja:
Marim portokallat i lajme mire i presim bishtin dhe i veme ne nje tenxhere me uje ,nga momenti qe marin vale i lejme 5 min..

I nderrojme ujin dhe i veme prape te ziejne, kete gje e perserisim tre here..

Kur ta kemi perseritur dhe te treten here ,i marim i leme ne uje te ftohen pak..

I presim ne mes ne feta mesatare,,i peshojme. Sipas peshes se kesaj mase e portokalleve do perdorim edhe sheqerin. (Shembull: Jane 3 kg portokalla, atehere do i hedhim 3 kg sheqer )..

I veme ne tenxhere, i hedhim sheqerin nga larte dhe i leme te ziejne ne temper te ulet..

Receli eshte gati kur sherbeti te jete trashur.

Pothuajse te 30-40 minuta mbane..5 min para se ta heqim i shtojme lengun e limonit..Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment