Monday, August 12, 2013

Torta Kristian (Receta nga Alma dudi Palokaj):



Perberesit: 
1 pako biskota Savoiardi 
500 gr Mascarpone
1 te kuqe veze dhe 3 te bardha vezesh
160 gr sheqer
300 gr luleshtrydhe ose manaferra

Pergatitja:
Marrim luleshtrydhet dhe i bejme frullato ne frullator.

Tundim te bardhat e vezeve pastaj i bashkojme me mascarpone sheqer dhe te kuqen e vezes. Do te formohet nje krem.

Marrim biskotat dhe i ngjyejme ne lengun e luleshtrydheve dhe i rreshtojme ne nje tepsi xhami ose plastike.

Siper i hedhim kremin dhe me ne fund luleshtrydhet.
E vendosim torten ne frigorifer minimum per nje ore.

E falenderoj Almen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al , qofshin keto receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.

No comments:

Post a Comment