Saturday, August 31, 2013

Receta e KOLLPITES (Derguar nga Valbona Shehu Krasniqi)



Perberesit:
Afersisht 800 ml uje te vaket , 
150 gr vaj , 
1 veze ,
1 luge e recelit sheqer,
1 luge e gjelles krype,
7 gr tharme te bukes ( maja buke ) dhe miell deri sa te trashet.

Mbushja:
djath gjize dhe pake ajke

PERGATITJA:
Ne nje ene te madhe hedhim ujin ,vajin vezen krypen sheqerin dhe majan e bukes i perziejm te gjitha bashke me nje tel kuzhine mandej shtojm gradualisht miellin deri sa formohet nje brume i bute sikur per byrek. e ndajme brumin ne pjese te barabarta dhe i ngjeshim sikur pitet duke formuar toptha mesatare, i hollojme mesatarisht si ne foto dhe i vendosim ne nje pecete te paster ose carcaf.

Ashtu te shtrira qendrojne perafersisht 10 minuta, ne nderkohe perziejme djathin me gjize dhe me pak ajke .

Hapim petet si ne foto mbi nje carcaf te shtrire mbi tavoline i lyejme me yndyre dhe e hedhim mbushjen .

Marrim carcafin me te dy duart dhe petes se shtrire ia japim formen e rolles po ashtu veprojme me anen tjeter te carcafit ose pecetes .

Rollen e pergatitur e vendosim ne nje tepsi te lyer me yndyre .

Ne kete menyre veprojme edhe me petet tjera deri sa te mbushim tepsin.Kollpiten e fusim ne furre te parangrohur ne 200 C dhe e pjekim derisa te skuqet perafersisht 25 minuta, pasi te nxjerrim sipas deshires mund ta sperkateni me pak kos ....

E falenderoj Valbonen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur

1 comment: