Monday, August 12, 2013

Risotto (Oriz) me domate (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
400 gr oriz ,
300 gr domate ,
1 qepe te vogel,
1 karrote ,

50 gr gjalp ,
2 lug vaj ulliri ,
100 gr djath te grire (kaƧkavall )
4 gjethe borzilok ,
arre moskati ,
piper dhe brodo (,leng mishi )sa te mjaftoje.

Pergatitja:
Ne fillim grijme qepen dhe e skuqim me 2 luge vaj ulliri sa te mare ngjyre te verdhe, grijme ne rende karroten dhe e skuqim me pas hedhim domatet e grira, piperin gjethet e borzilokut, arre moskati, i leme te ziejne per pak me pas shtojme orizin, e perzihejme disa here dhe shtojme nga pak lengun i mishit, kur orizi te jete gati ne fund hedhim gjalpin dhe djathin e grire, i perziejme qe te behet kremoz dhe eshte gati per tu servirur. Shpresoj t'ju pelqeje  Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment