Friday, August 30, 2013

Speca gogozhare ( Receta nga Ela Kotarja Rexhmati )



Perberesit:
2 kg speca te kuq,
2 filxhan kafe uthull,
12 thelpinj hudhra,
2 gota uje,
2 filxhan kafe vaj,
2 lug kafe kripe,
1 tufe majdanoz, piper i zi kokerr.

Pergatitja:
I lajme specat i pastrojme nga farat dhe i shtrojme gjysmat ne tenxhere (tenxherja duhet te jete e thelle) i hedhim uthullen, 6 thelpinj hudher, ujin, gjysmat e piperit, gjysmen e majdanozit, dhe1 lug kafe kripe. shtrojme dhe gjysmat e tjere te specave dhe i hedhim edhe 6 thelbinjt e hudhrave, 1 lug kafe kripe,piperi qe na ngeli, majdanozin i vendosim kapakun dhe i vejme te zihen ne zjarr te ngadalte deri kur te shterojne perberesit e lengshem.

Specat i bejme prove me pirun nese jane bere gati. i heqim i hedhim ne nje ene i shtojme vajin. Ju befte mire 

E falenderoj Elen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

1 comment: