Perberesit:
300 gr miell per torta,
50 gr niseshte,
150 gr sheqer,
180 gr gjalpe,
dy veze,
1 bustine (paketim i vogel) lievito (peciv,baking powder, pluhur pjekeje)
50 gr kakao.
Per sherbetin:
1liter uje,
600 gr sheqer ,
lekura limoni.
Pergatitja:
Perzihet mielli niseshtja, lievito, gjalpi, sheqeri , vezet...formohet nje brume i bute. Ndahet brumi ne dy pjese te barabarta. Tek njera pjese e brumit i hedhim kakaon dhe e perziejme.
Pastaj formojme topa te vegjel sa nje i kuq i vezes. I vendosim ne tepsi sipas deshires topat . Nuk duhet te ngjeshen fort me njeri tjetrin sepse gjate pjekjes fryhen.
Tepsine duhet lyer me gjalpe ne fund qe mos te ngjitet embelsira. E fusim ne furre te parangrohur me 170grade per 25 minuta.
Ndrekohe pregatisim sherbetin me uje dhe sheqer dhe lekurat e
Mbasi te kete vluar sherbeti e leme te ftohet...
Kur embelsira eshte e ftohte i hedhim sherbetin gjithashtu te ftohte. Sipas deshires kush don mund te hedhe brenda ne brume arra te grimcuara shume imet.
E falenderoj Almen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al, receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment