Monday, August 19, 2013

Torta me dardha dhe cokollate. (Alma Dudi Palokaj)


Perberesit:
300 gr miell ,
180 gr gjalpe ,
150 gr sheqer ,
1 veze e plote dhe 2 te kuqe vezesh,
1 buste lievito per dolci ( peciv )
dy dardha te medha te grira ne rriska te holla dhe te vogla ,
1 cokollate e grire imet .

Pergatitja:
Perziejme gjalpin me sheqerin , vezet, miellin dhe lieviton formohet brume i bute dhe e fusim ne frigorifer te mbeshtjellur me plasmas ushqimesh, per gjysem ore.

Pastaj nxjerrim brumin dhe e ndaj me ne dy pjese .

Pjesa qe shtrohet poshte ne tepsi duhet te jete sa 3/4 e brumit dhe pjese qe shtrohet siper, sa1/4 e brumit.

Shtrojme ne tepsi leter furre te prere rumbullake si tepsia dhe e lyejme me gjalpe.

Shtrojme pjesen e poshteme te brumit duke e ngrite tek bordi i tepsise. Shrojme dardhat dhe cokollaten e grire dhe siper hapim me shkopin e petave pjesen tjeter te brumit dhe e shtrojme siper ne tepsi.

Mbyllim mire bordet me brume dhe i japim forme tortes. E fusim ne furre me 170 grade per 30 minuta .

E falenderoj Almen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment