Perberesit:
200 gr miell
100 gr fekola patate (ose niseshte ) ,
150 gr sheqer ,
120 gr gjalp ,
150 gr qumesht ,
50 gr çokollate te grire,
3 kokrra vez ,
lekure limoni ,
2 molle te plota ,
1 pako pluhur fryres (livieto )
1 pako vanilje,
pak kripe;
Pergatitja:
Ndajme te bardhat e vezes, i rahim sa te behen shkume , hedhim 50 gr sheqer i rahim me te bardhat e vezes , me pas rahim te verdhat me sheqerin e mbetur ,shtojm qumeshtin ,bashkojm te bardhat e vezes me pjesen tjeter dhe me kujdes i hedhim miellin niseshten vaniljen dhe pluhurin fryres i trazojm ngadale qe te mos bjere volumi ,shtojme lekuren e limonit dhe çokollaten e grire.
Hedhim masen ne tepsi te shtruar me leter kuzhine dhe ne fund qerojme mollet dhe i grijm ne feta te holla, i vendosim siper, dhe i hedhim sheqer per skuqjen e molleve ,e fusim te piqet ne furre te parangrohur 180° per 35 min . Shpresoj tju pelqeje Ju befte mire
E falenderoj Silvanen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment