Përbërësit për bazë:
160 g miell
150 g sheqer
3 vezë
200 ml qumësht
3 lugë Nutella
1 bustin pecivo (pluhur pjekje, baking powder, levito)
Për mbushje:
1 kuti krem pana (krem qumeshti)
250 ml Nutella
30 gr manaferra sa per dekorim
Përgatitja:
Ne nje ene me ane te mikserit rrahim vezët me sheqerin dhe pastaj gradualisht shtojme dhe qumështin dhe me pas dhe nutellen ,i perziejme mire me mikser derisa te kemi arritur nje mas homogjene dhe vezet te ken arritur nje volum fryrjet te mire.
Pastaj me luge ngadal shtojme miellin duke e perzier vazhdimisht qe te shmangim formimin e topava qe mun te na krijohen,, dhe me pas hellim dhe pluhur pjekje së bashku duke i perzier lehte.
Marrim nje tav e lyejm me gjalp dhe vendosim ne te leter furret dhe hedhim masen ne te.
E fusim ne furr te ngrohur me pare, te piqet ne tem në 180 ° C për 30 minuta. Pasi eshte pjekur torta e heqim nga furra dhe e presim ne dy gjysme,,,ne shtresen e pare hedhim nje shtrese me nutella dhe kremin pana siper,,pastaj vendosim edhe shtresen tjeter te tortes dhe serisht hedhim nje shtrese te nutelles siper ,,dhe e zbukurojme me manaferra.
E falenderoj Dafinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al, qofshin keto receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment