Perberesit per 25 cope biskota:
220 gr Miell
100 gr Sheqer
80 gr Gjalp
1 Veze
1 luge kafeje Sode buke
120 gr Rrush te thate
1 kokerr Limon
2 gota Uje
Pregatitja:
Fillimisht vendosim rrushin e thate ne nje ene me dy gota uje dhe i hedhim 2 luge leng limoni.Ne nje ene tjeter vendosim miellin, sheqerin, soden e bukes, gjalpin, lekuren e limonit te prere imet, dhe vezen.I perziejme te gjithe ingredentete sebashku deri sa te krijojme nje brume te njetrajteshem.Tani marrim rrushin e thate nga uji dhe e shtrydhim mire e mire. Me pas e vendosim rrushi e shtrydhur ne brumin e sapo krijuar dhe e perziejme bashke me te.Me duar pak te lagura brumin e krijuar e ndajme ne 25 topa te vegjel dhe i vendosim ne nje ene pjekjeje.E vendosim enen ne furre per ti pjekur biskotat tona ne temperature 180 °C per 15 minuta.Pasi biskotat te jene pjekur i heqim nga furra dhe i leme te ftohen dhe pasi te jene ftohur mund ti sherbejme biskotat tone me rrush te thate. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment