Monday, September 23, 2013

Receta qe po ju prezantojme quhet XHAXHIK ME PALLTEXHANA E KOS (Receta nga Greda)



Perberesit: 
1kg palltexhane,
1kg kos i trashe,
2-3 luge salce kosi,,
4-5 thelpinj hudhre ose me shume sipas deshires,
pak spec djeges,
1 luge uthull dhe 5-6 luge vaj ulliri ose me shume sipas deshires, kripe!

Kjo pjate mund te perdoret si meze shoqeruese per raki ose shoqeruese per pjate te ndryshme si: pilaf, makarona, gjelle me patate,etj,,,eshte recete verore dhe shume e shijshme 

Pergatitja: Marrim palltexhanet dhe pasi i kemi lare i pjekim avash avash ne tigane-zgare pa yndyre, pasi te jene pjekur i qerojme lekuren dhe i grijme ne makine mishi ose i copetojme me thike shume imet e imet, masen e perftuar e hedhim ne nje tas dhe grijme thelpinjte e hudhres dhe specin djeges, me pas hedhim kosin, salcen e kosit, kripen uthullen dhe vajin e ullirit, pasi i perzjejme mire e mire e fusim ne frigorifer te pakten 6-7 ore para se ta sherbejme!

Kjo salce mund te duroj neper kavanoza qelqi deri ne 3 dite ne frigorifer, sherbehet e ftohte nga frigoriferi. 

Ju befte mire :)

E falenderoj Greden :) Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment