Saturday, September 28, 2013

Byrek me djathe (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit per brumin:
500 gr miell,
2-luge vaj,
1-luge uthull,
kripe dhe rreth nje gote uje.

Per mbushjen:
300gr djathe te bardhe,
2-veze,
piper.

Pergatitja:
Hedhim te gjithe perbersit e brumit ne nje tas dhe e punojme,brumi do jete gati kur nuk ngjit me neper duar. E mbulojme me nje picete dhe e lejme per 30 min. Me pas e hapim ne 5 topa,dhe cdo top e hapim ne nje pete te holle. Marim djathin ,vezet dhe piperin i hedhim ne tas dhe e stypim me ndihmen e nje piruri gjer sa masa te behet si krem.Marim peten e pare e lyejme me pak vaj,me pas i hedhim 3-4 luge nga gjella duke e lyer gjithe peten me djathin ,me pas e mbledhim ne formen e rolos.Keshtu veprojme dhe me petet e tjera.Lyejme tepsin me pak vaje dhe i vendosim si ne foto. I lyejme me pak vaj i sperkasim dhe me pak uje dhe i pjekim ne 200 gr perreth 20-30 min, gjer sa te marin ngjyre. Ju befte mire

No comments:

Post a Comment