Saturday, September 28, 2013

Fergese (Receta nga Haxhire Xhani)



Per 4 persona:
4 tava te vogla balte
10 speca jeshil me lekure te holle
2 domate te medha e te pjekura mire
10 thelpinj hudher
1 qepe
1 filxhan kafe oriz per supe

Grijme qepen holle siper sallate dhe e skuqim sa te marrri ngjyre. Shtojme specat e grire holle dhe i skuqim bashke. Presim domatet ne kubike dhe ia shtojme mases tjeter. Shtojme kripe, pak spec te kuq (djeges ose jo sipas deshires). Grijme holle hudhren dhe e skuqim bashke me perberesit e tjere deri sa te shteroje lengu i domateve. Shtojme orizin dhe me pas pak leng perimesh ose uje. I leme te gatuhen bashke per disa minuta dhe shtojme koper apo majdanoz sipas deshires. Ne perfundim e ndajme masen e gatuar ne 4 tavat e baltes dhe e fusim ne furre per gati 10min ne 150ยบ sa te mpikset disi. E nxjerrim nga furra, e leme te ftohet pak dhe e servirim duke e zbukuruar me majdanoz.

Nje gjelle e mire verore  Ju befte mire 

E falenderoj znj. Haxhire  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment