Saturday, September 28, 2013

Imam Bajelldi (Receta nga Ana)


Per 4 persona na duhen:
6 Patllixhana 
500-600 gr mish vici.
5 kokra qepe te medhaja
1 koker hudher
2 domate te grira ne blender
1 luge salce speci piper te zi te bluajtur
kripe majdanos,rigon,sipas deshires
1 gote uji vaj ulliri..

Pergatitja:
Pasi patllixhanat i kemi lene 2 ore ne uje me kripe i shpelajme dhe i heqim tulin e brendeshem ,ne nje tenxhere me uje dhe kripe e leme te mari vale dhe hedhim patllixhanat te valojne per 5 -6 min kush deshiron mund ti skuqi nga te dyja anet ne tigan me vaj por per arsye qe te largohemi nga te skuqurat per vete mbrojtje mos marim kile te teperta une i ziej heqim patllixhanat nga uji ose vaji dhe i leme te kullojne ne nje kullester kush deshiron ti skuqi i vendos ne leter kuzhine me qellim qe te kulloj vaji.

Ne nje tigan me vaj hehim qepen e grire me dore dhe pak sheqeri skuqim qepen sipas deshires hedhim mishin e grire dhe e kaperdisim derisa te pij lengun e vet hedhim kripen domatet e grira ne blender dhe salcen e specit sa te marin nje vale hedhim majdanosin dhe rigonin kete mase e leme te ziej jo me shume se 10 min pasi te jete ftohur mbushim patllixhanat ne fund presim hudhrat dhe i vendosim ne mes te mbushjes hedhim gjysem gote me uje kush deshiron ti zieje patllixhanat nuk nevoitet ti hedhim uje i pjekim ne fure qe me pare duhet ta kemi ngrohur ne 220Cper nje ore e gjysem kjo varet nga fura qe kemi ju befte mire...


E falenderoj Anen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al, receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.

1 comment: