Friday, September 27, 2013

Byrek me spinaq dhe gjize (Receta nga Silvana Belishaku )



Per brumin: 
500 gr miell , 
1 gote e gjysem uje ,
pak kripe ,
3 lug vaj,

Per mbushjen:
600 gr spinaq ,
200 gr gjize ,
1 veze ,
50 gr qumesht,
1 luge kafeje miell ,
kripe, koper ,
100 gr gjalp per sperkatjen e peteve.

Pergatitja:
Ne fillim bejme brumin, e leme te pushoje, nderkohe pergatisim masen per mbushje ,lajme dhe grijme spinaqin ,e shtypim me dore dhe i hedhim kripe , shtojme gjizen dhe 1 veze te rahur me miellin dhe qumeshtin i perziejm te gjitha, hedhim pak koper .

Hapim petet dhe me pas i spekasim me gjalp shtrojm gjysmat e peteve ne tepsi , hedhim mbushjen ,bejme petet e mbetura i sperkasim me gjalp dhe e fusim te piqet ne furre te nxeht 220° per 40 min .

Shpresoj t'ju pelqeje : Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment